E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Aksident tragjik në Durrës, ndërron jetë 16 vjeçari

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur këtë pasdite në Durrës, në Hamallaj.

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, teksa si.pasojë e përplasjes është dëmtuar edhe shtetasi E.K.

Policia ka ndaluar të dy drejtuesit e mjeteve, teksa nga të dhënat e para mësohet se automjeti tip “Wolswagen”, ku ndodhej 16-vjeçari, ka bërë një manovër të gabuar.

“Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi Alban Hasrama, 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë