E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRI/ Aksident në Fier, Range Roveri përplas këmbësorin, 50-vjeçari nderron jete në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur  mbrëmjën e së mërkurës në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisës”.

Një këmbësor 50 vjeçar është goditur nga një automjet tip “ Range Rover” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Reklamë

Uniformat blu bëjnë me dije se këmbësori  ndërroi jetë në spital, ndersa shoferi i Range Roverit, 20-vjeçari me iniciale B.H është arrestuar.

Vizion Plus mëson se viktima është identifikuar me emrin  Dritan Gjinaj.

Njoftimi Policise

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë