E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Aksident i rëndë në Elbasan, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin Elbasan-Librazhd. Dy automjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur ‘nënkalimi i trenit’ në Xibrakë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur Astrit Çota me banim në Librazhd.

Ai është transportuar për në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga pamjet shihet se si automjetet janë përplasur fort mes tyre.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka normalizuar tarfikun dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë