Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se shoferi shkodran, i cili po drejtonte “Benzin” me klandestinë është Edison Bregaj, 24 vjeç me origjinë nga Shkodra.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, “Benzi i cili po drejtohej nga Bregaj humbi kontrollin në afërsi të Këlcyrës. Si pasojë 8 personat që ndodheshin në makinë humbën jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

Aksidenti tragjik la pas 8 viktima, shoferin e “Benz-it” dhe 7 emigrantët e paligjshëm që po transportonte.

Nga vendi i ngjarjes, gazetari Barkaj tha se makina po udhëtonte nga Përmeti drejt Këlcyrës. Shoferi i “Benz-it” ka parë dy policë që po patrullonin zonën në këmbë, është trembur dhe është kthyer drejt Përmetit. Shërbimet e policisë më pas kanë njoftuar patrullat, të cilat u vunë në ndjekje të makinës.

Për shkak se shoferi nuk e ka ditur rrugën dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte në afërsi të një kthese ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar 200 metra. Përplasja ka qenë aq e fortë sa të 8 kanë gjetur vdekjen në vend.

Mësohet se automjeti ishte marrë me qira në Shkodër, jo nga viktima, por nga një person tjetër i cili është marrë në pyetje nga policia. Identifikimi i eigrantëve është i vështirë për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë marrë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *