E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Kronikë

EMRI/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

Ilustrim · Vizion Plus

Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Itali ndërsa ishte duke punuar. Mediat italiane bëjnë me dije se 59-vjeçari me origjinë shqiptare, Zevxhet Halili, i cili jetonte në zonën e Sant’Elena, në provincën e Padovës ka humbur jetën në vendin e punës.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në rrugën “Via Comuna” në Ospedaletto Euganeo, brenda ambienteve të kompanisë SESA, Società Estense Servizi Ambientali, ku 59-vjeçari ishte i punësuar.

Nga hetimeve paraprake nga karabinierët e stacionit të Este dhe teknikët e SPISAL (Shërbimi për Parandalimin dhe Sigurinë në Vendin e Punës), Halili po kryente disa punime mirëmbajtjeje, kur në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i shtypur brenda një makinerie.

Ngjarja ka ndodhur para syve të disa kolegëve, të cilët kanë dhënë menjëherë alarmin. Në vendngjarje kanë mbërritur brenda pak minutash ekipet e SUEM 118, por pavarësisht përpjekjeve për reanimim, 59-vjeçari ka ndërruar jetë pothuajse në vend.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar në institutin e mjekësisë ligjore, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh