E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ 50 vjeçari e goditi më sëpatë në kokë bashkëshorten në sy të fëmijëve

50-vjeçari në Durrës që dhunoi bashkëshorten dhe më pas tentoi të vetëvaret është Artan Hasa. Mësohet se ai e ka goditur gruan E. Hasa me bishtin e sëpatës dhe e ka lënë pa ndjenja.

 

Reklamë

E gjithë skena është parë nga dy fëmijët e çiftit. Sipas fqinjëve, çifti kishte grindje të vazhdueshme ndërsa së fundmi gruaja i kishte kërkuar edhe divorcin 50-vjeçarit. Mesa duket, kjo e ka “tërbuar” Artan Hasën dhe e ka dhunuar.

 

Hasa punonte si shofer, ndërsa bashkëshortja ndihmës-kuzhiniere. Çifti ka katër fëmijë. 50-vjeçari u arrestua nga Policia e Durrësit, e cila parandaloi edhe vetëvarjen e tij me litarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë