Një 24-vjeçare u përfshi në një konflikt me një të ri, duke e lënë të plagosur këtë të fundit. Shtetasja me iniciale F. M. i shkaktoi plagë të shumta në trup me thikë shtetasit Anton Shyti.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë të hënën. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet pse nisi konflikti mes tyre, por policia bëri të mundur arrestimin e 24-vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *