Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

Nga Gjykata Kushtetuese, u përzgjodhën Elsa Toska dhe Sonila Bejtja. Ndërsa si zëvendësuese u zgjodh Marjana Semini.

 

Nga Gjykata e Lartë u zgjodh Sokol Ngresi, i cili do të jetë edhe kryetari i KED për vitin 2024.

 

Ndërsa anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme,u zgjodh  Alma Muça dhe zëvendësues Arqile Koça,

 

Nga Gjykata e Apelit, në short u zgjodh Irena Brahimi e Altina Nasufi, zëvendësuese Ilirjana Olldashi

 

KED për vitin 2024 do të ketë si anëtarë nga Prokuroria e Apelit, Lazer Çardaku e Genti Xholi dhe zëvendësuese, Irma Balli./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *