Katër ditë nga zyrtarizimi i kandidaturave të deputeteve për zgjedhjet e 25 Prillit, lista përfundimtare e Partisë Socialiste ende nuk është konfiguruar e gjitha. Ajo që dihet me siguri e deklaruar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama janë emrat e drejtuesve të qarqeve dhe jo zyrtarisht pjesa tjetër e ministrave që nuk janë drejtues qarqesh.

Edhe pse renditja e tyre në listë duket se do të mbetet për ditët e mbetura para se ata të zyrtarizohen në qarkun e Tiranës, në zonën e sigurtë, mëson “Vizion Plus”, janë ministrat Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Eduart Shalsi dhe drejtuesit Ervin Bushati dhe Elisa Spiropali. Mes emrave me mandat deputeti janë Fatmir Xhafaj, Fidel Ylli, Klotilda Ferhati, Xhemal Qefalia, Eljo Hysko, Besnik Bare, Sadi Vorpsi, Edmond Rushi apo Reme Lala. Emrat e rinj të cilët mund  të ulen për herë të parë në parlament janë prefekti Toni Gogu, zëvendësministri i infrastrukturës Etjen Xhafaj, e deklaruara publikisht shefja e spitalit infektiv Najada Çomo dhe drejtorja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Të sigurtë për Elbasanin janë numri dy i socialistëve Taulant Balla dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi. Kryebashkiaku i Peqinit Sajmir Hasalla, Albana Hana që vjen nga platforma “Deputeti që duam” dhe dy bashkëpunëtorë e Taulant Ballës, Bes Ajazi dhe Erald Xhani.

Fieri, i cili pritet të jetë qarku që do të prodhojë më shumë surpriza deri në zyrtarizimin e 16 mandateve ruan emrin e Gramoz Ruçit, Erion Braçes, Petro Koçit, me hyrje të reja si Haki Çako i Mbrojtjes Civile dhe i Sigurimeve Shoqërore Andius Olldashi.

Në Lushnjë gjithashtu emër i lakuar është edhe kreu i PS, njekohësisht nënkryetari i bashkisë Gentian Nushi.

 

Burime për “Vizion Plus”  bëjnë të ditur se në Vlorë të padiskutueshëm përveç Edi Ramës, janë ish ministri Damian Gjiknuri dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Me mandat deputeti është Alket Hyseni, ndërkohë që qyteti bregdetar do të garojë edhe me emra të rinj nga fusha e biznesit.

Përveç Vlorës, emri i kryesocialistit do të jetë edhe në Durrës, që pjesë të skuadrës do të ketë, Ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi, ish ministri i LSI-së, Lefter Koka, Ardian Çelën i OSHEE.

Në qarkun e Korçës udhëheqin Niko Peleshi, Ilir Pendavinji, Blerina Gjylameti dhe Eduard Shalsi.

Qarqet si Berati dhe Gjirokastra tanimë janë të deklaruar, përkatësisht Blendi Klosi, Nasip Naço, Fadil Nasufi, Bardhyl Kollçaku nga “Deputeti që Duam” dhe Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro e Laert Duraj në qytetin e gurtë.

Dibra, mëson “Vizion Plus” konkurron në të sigurtë me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe pa mandat deputeti Agron Cerri. Në Kukës ku socialistët do të kryesohen nga Greta Duraku, e ardhur edhe kjo nga platforma “Deputeti që duam”.

Në Shkodër socialistër garojnë me Ilir Beqja, Benet Beci, Paulin Stërkaj dhe Kabir Fishta, Jona Liqezja nga “Deputeti që Duam”, ndërsa në Lezhë me Lindita Nikolla, Eduard Ndrecaj dhe sërish nga “Deputeti që Duam” me Shpresa Marnoj.

Janë vetëm disa nga emrat mes 140 kandidatëve për deputet. Në kandidaturat që ende duhet të marrin miratimin e kryesocialistit Edi Rama, mungojnë ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *