E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Zbulohen dy parcela me lëndë narkotike në Lezhë, përfundojnë në pranga dy persona

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Processing”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni është zhvilluar pas disa javëve hetime me metoda proaktive.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shtuf, shërbimet e Policisë zbuluan 2 parcela ku ishin kultivuar bimë narkotike, si dhe një ambient të përshtatur për tharjen e tyre.

Reklamë

Si rezultat, u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa 220 bimë të dyshuara narkotike u asgjësuan në vendngjarje.

Në përfundim të operacionit u vunë në pranga 2 persona, Preng Marku dhe Kristian Pima, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin Operacional, operacionin policor të koduar “Processing”.           

Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit:       

-P. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf;

-K. P., 31 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë, me precedent penal për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit, u zbuluan në territorin e fshatit Shtuf, njësia administrative Kaçinar:   

-2 parcela ku ishin kultivuar 220 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; 

-1 ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje. Në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, si dhe u kap në flagrancë shtetasi P. M. 

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë