Katër të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer 16.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lokacioni”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Demokrat Dylgjeri, 32 vjeç, Haziz Zylfa, 23 vjeç, Vladimir Kani, 23 vjeç dhe Hyxhers Mete, 23 vjeç.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *