Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Progër të Devollit, ku dy gra janë gjetur të pajeta në banesë.

 

Sipas policisë, rreth orës 15:15, në fshatin Progër, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset Fatmira Bami, rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe.

 

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *