Subscribe

Tre të rinj janë plagosur me thikë në lagjen Isa Boletini në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Muço Delo” të këtij qyteti. Të plagosur kanë mbetur Devis Nuredini 18 vjeç, Xhuliano Hodaj 20 vjeç dhe Enea Tafili 18 vjeç, të tre banues në Vlorë. Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. M., 18 vjeç, dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika).

Vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë konflikt, shtetasit J. R”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *