Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

EMRAT/ Të arrestuar për trafik narkotikësh, GJKKO dënon me burg dy persona

11 Dhjetor 18:00

GJKKO ka dënuar me 10 vite burg dy nga tre të akuzuarit e arrtuar në vitin 2023-të për propdhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Redian (Refik) Doda u shpall fajtor për “prodhim dhe shitje narkotikësh” në bashkëpunim dhe u dënua përfundimisht me 5 vite e 4 muaj burg, pasi i ulet një e treta e dënimit fillestar. Akuzat e tjera, për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, u rrëzuan.

Fabi Isaku u dënua për të njëjtën vepër me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa akuzat për grup të strukturuar kriminal nuk u provuan.

Ndryshe, Zabit (Artur) Fisniku u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, përfshirë trafikimin e narkotikëve në tre episode dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi.

Njoftimi i GJKKO:

1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me nr. 38 procedimi, të vitit 2023, ndaj të pandehurve Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku dhe Fabi Isaku. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 80, datë 11.12.2025 vendosi:

1.Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

2.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287/1 dhe 28/4 në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

3.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

4.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5.Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Redian Doda alias Refik Doda do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6.Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Fabi Isaku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

7.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fabi Isaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

8.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fabi Isaku, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj.

9.Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Fabi Isaku do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit (alias Artur) Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 3 (tre) episode (më konkretisht të datave 22.01.2023 (ep 1), 17.02.2023 (er. 2) si dhe 13.03.2023 (ep. 4), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

11.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

12.Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Zabit Fisniku, me vendimin nr. 66 akti, datë 28.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

13.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Zabit Fisniku nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.

14.Lidhur me sendet dhe provat materiale, bazuar në nenet 389, 190 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 36 të Kodit Penal, disponohet si vijon: …

15.Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

16.Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 11.12.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Arrestim burg GJKKO Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë karnavalesh

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri, 5 mbeten aktive

më shumë...

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria: Është për tu përshëndetur! Ja zonat më të lira në Tiranë

më shumë...

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

6:22

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

6:05

Njihuni me shenjat e Horoskopit që analizojnë...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.