E mërkurë, 30 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ SPAK “tërmet” në tre qytete! Operacioni “Plumbi i Artë ”, në pranga të “fortë”, zyrtarë policie dhe drejtësie

SPAK ka nisur një aksion të madh në tre qytete të vendit si Elbasan, Tiranë dhe Durrës në vijim të operacionit “Plumbi i Artë 2”.

Burime për gazetaren e Vizion Plus, Blerina Cene, bëjnë me dije se pas dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë dhe zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, janë zbardhur 6 vrasje, mes tyre është zbardhur edhe masakra e Bradasheshit në dhjetor të 2018 ku u vra Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas Turk.

Reklamë

Aktualisht janë arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu për të cilën është dhënë masa “arrest shtëpie” si dhe zv.Drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Ndërkohë që në operacionin që po zhvillohet në Durrës është arrestuar shefi i krimeve Agustin Cinari. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe Altin Ndoci dhe Xhimi Hoxha.

Janë lëshuar 36-urdhërarreste mes tyre janw emrat e Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.

Bëhet me dije se në urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK janë edhe emra të disa ish-zyrtarëve të drejtësisë dhe policisë.

Operacioni është në vijim, priten detaje të reja. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë