Subscribe

Pas asaj të Shkodrës, një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar sot në Kurbin ku kultivohej kanabis me llamba elektrike.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se kati i parë i një banese, lokal, ishte kthyer në laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 506 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 58 kg kanabis gati për shitje.

 

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga shtatë persona, katër prej të cilëve me detyrë elektricistë dhe faturistë pranë OSHEE.

 

Në pranga u vunë shtetasit Lek Allamani, 54 vjeç, banues në Bushnesh, Kurbin, Taulant Baroka, 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë dhe Gimi Hida, 43 vjeç, banues në Tetovë.

 

Gjithashtu janë arrestuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: Xhemal Danieli,, 58 vjeç, elektricist, Xhevalin Kaca, 56 vjeç, elektricist, Bib Gjergji , 33 vjeç, përgjegjës në OSHEE Kurbin dhe Alfred Fufi, 53 vjeç, faturist i OSHEE, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *