E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Emrat shqiptarë në “Panama Papers”

Qeveria ka ngritur një grup pune për të verifikuar të gjitha të dhënat, të cilat kanë lidhje me kompanitë shqiptare dhe emrat që do të dalin nga skandali financiar i “Panama Papers”. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi tha se janë marrë të dhënat paraprake, por ajo u tregua e rezervuar, duke mos sqaruar nëse shteti ka të gjithë listën e emrave, të cilët kanë kryer punë përmes kompanisë Mosac Fonseca. Menjëherë pas këtij skandali, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve ka nisur verifikimin e të gjitha kontratave që shteti ynë ka lidhur me kompani që kanë selitë apo degë në “parajsat fiskale”. Një ditë më parë, Autoriteti i Konkurrencës u shpreh se është e vështirë të gjendet lidhja dhe origjina e firmave offshore që operojnë në vendin tonë.

 

 

Më shumë video

Reklamë