E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRAT/Shpërthimi në zyrën noteriale në ish-Bllok, policia jep detaje: Autorët janë paguar, tre të arrestuar e dy në kërkim

Policia e Shtetit ka shoqëruar 3 nga 5 autorët e dyshuar si të përfshirë në shpërthimin e fuqishëm në zonën e ish-Bllokut natën e 30 janarit.

Në një konferencë për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj bëri me dije se janë shoqëruar Real Zefi 33 vjeç, banues në Shkodër, Korado Katata 33 vjeç banues në Durrës, si dhe Eno Flamuraj 36 vjeç banues në Korçë. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Reklamë

Autorët kanë vënë lëndën plasëse në derën e zyrës noteriale të Esmeralda Dautit dhe më pas janë larguar me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj.

Më pas ata kanë braktisur motomjetin duke e hedhur në liqenin e Farkës e duke u larguar me automjetit e personit tjetër të shoqëruar, Korado Katata.

Reklamë

“Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.”

Këta persona dyshohet se janë autorë të një tjetër shpërthimi të regjistruar në tetor të vitit 2023, teksa dyshohet se janë paguar./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë