E diel, 18 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Shpërndanin lëndë narkotike, dënohen me burg dy shqiptarët në Angli

Mirjan Kastrati, 35 vjeç dhe Mario Gilaj, 24 vjeç janë arrestuar në Angli. Të dy janë shqiptarë dhe akuzohen si tregtar të lëndëve narkotike.

Kastrati dhe Gilaj janë dënuar me 14 vite burg për furnizimin e kokainës me vlerë mbi 400 mijë paund në Surrey.

Reklamë

Mediat e huaja raportojnë se Mirjan Kastrati, 35 vjeç u dënua me 6 vite e 3 muaj burg, ndërsa Mario Dilaj, 24 vjeç, u dënua me 8 vjet burg.

Hetimi nisi më 5 shtator 2024, kur oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në një adresë në Dartford, e cila përdorej nga dy të akuzuarit si call centre për furnizimin me kokainë në Surrey.

Reklamë

Gjatë ekzekutimit të urdhrit, oficerët e kapën Mirjan Kastratin në flagrancë në një tavolinë të improvizuar duke bërë pazare droge dhe duke komunikuar me klientët.

Edhe Mario Gilaj u arrestua pasi tentoi të largohej nga prona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë