Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndanin drogë në kryeqytet.

 

Në pranga përfunduan Shkëlqim Palushi, 24 vjeç, Xhekson Kolezi, 23 vjeç, Geraldo Zyberi, 23 vjeç, Armandi Diçe, 30 vjeç dhe Emiljan Dyrmishi, 26 vjeç.

 

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Tiranës.

 

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e llojit pistoletë, 2.600.000 lekë të rinj dhe 2000 euro të përfituara nga ky aktivitet, një sasi lënde narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 10 telefona celular, një automjet që përdorej nga të arrestuarit, për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *