Pesë persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në sasi të madha, janë vënë në pranga nga policia e tiranës.

 

Të arrestuarit janë donald muhamuçi, Ermal Lamaj, të dy banues në kryeqytet, si dhe Kostaq Murtaj, Olsi Mylka dhe Shemsi Proda banues në Sarandë.

 

Gjatë operacionit u sekuestruan 2.3 kilograme kokainë, 3 automjete dhe katër telefona celularë.

 

Sipas hetimeve, të rinjtë pasi siguronin sasinë e kokainës e shisnin rreth 30 mijë euro kilogramin, në vende të ndryshme në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *