Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre shtetas të Shqipërisë.

Të tre dyshohen të përfshirë në veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Blera, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e këtyre qytetarëve që të njoftojnë stacion policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues.

Bëhet fjalë për Engjellush Ibrahimi, 39 vjeç, Erion Etemaj, 34 vjeç dhe Eldi Mykaj, 27 vjeç, të tre shtetas të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *