E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRAT/ Me “Glock” dhe “TT” gati për qitje, arrestohen 2 anëtarët e rrezikshëm të grupit kriminal në Vlorë

Një aksion i blic i forcave Renea dhe policisë së Vlorës ka vënë në pranga 6 persona, 5 prej të cilëve anëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm.

 

Reklamë

Satilno Basho dhe  Mariglen Aliaj u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta gati për qitje.

 

Ndërsa 4 të tjerët  Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj u arrestuan për moskallëzim krimi.

 

Të gjithë të  arrestuarit rezultojnë  me precedent për krime të rënda kundër personit.

 

Sipas policisë, arrestimi i tyre bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale e cila do të kryhej me disa armë zjarri.

 

Ndërkohë armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin të arrestuarit, 2600 euro dhe 8 celularë. Ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi i dy personave të  armatosur që do të kryenin vrasjen.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë