Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.

Drejtuesi i makinës, Sokol Çita ka përplasur këmbësorin e identifikuar si Bujar Rika.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas njoftimit zyrtar, Çita është  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

“Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *