Video · Kronikë
EMRAT/ Kush janë katër të rinjtë që u dogjën brenda makinës pas aksidentit tragjik në Fushë-Prezë
Enejdi Laçi, 25 vjeç, Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, janë katër të rinjtë të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Fushë-Prezë, mëson gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.

Reklamë
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë. Automjeti, i cili drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk mund të bëhej asgjë për të rinjtë të cilët u dogjën brenda makinës.

Reklamë
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.


Më shumë video
Reklamë




