“Gjykata e Posaçme e përfaqësuar nga Gjyqtarja Irena Gjoka, i tha jo  kërkesës së Sali Berishës për të ndjekur seancat plenare”, tha gazetarja Blerina Cene.

Menjëherë pas vendimit avokati i tij u shpreh se beteja ligjore do të shtrihet në të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri te Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate“, tha avokati Genc Gjokutaj.

Një javë më parë, Gjykata e Posaçme Kudnër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu seancën për kete te enjte pasi kërkesa që ish- kryeministri të ketë mundësi të ndjekë seancat parlamentare, ishte firmosur nga vajza e tij, Argita Malltezi. Ndërkohë, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha për Vizion Plus, se rekursi që ata kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet në datën 5 mars nga Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Ekipi ligjor i Sali Berishës ka kundërshtuar pranë kësaj gjykate masën detyrim paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit që është vendosur në tetor të vitit të shkuar./viyionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *