Dy viktima dhe një e plagosur është bilanci i atentatit mafioz, që tronditi Athinën mbrëmjen e djeshme, kur një person me kapuç dhe maskë në fytyrë qëlloi me breshëri ndaj dy shqiptarëve 41 dhe 44- vjeç që ishin ulur në lokal.

 

-vjeçari  Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua me dy herë armë zjarri në kokë, ndërsa 44-vjeçari  Armando Organja, ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

 

Mediet greke raportojnë se e plagosura 31 vjeç, e cila punonte në lokalin ku ndodhi atentati është shtruar në spitalin e Kryqit të Kuq.

 

Ndërsa autori nuk është kapur ende. Policia po punon për kapjen e ti. Dyshohet të jetë me origjinë shqiptare. Pista kryesore që po herton policia është ajo e larjes së hesapeve.

 

Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dyshohet se ka qenë shenjestra, i cili është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *