Video · Politikë
EMRAT/ Kush janë dy personat që blinin vota për LSI në Vlorë
Dy personat që ishin angazhuar për të blerë vota për LSI në Vlorë janë identifikuar si Jursield Muçaj dhe Abdulgafur Balikci, i cili është shtetas turk.
Reklamë
Ky i fundit, në kohë të ndryshme, i ka ofruar vlonjatit shuma parash që të siguronte persona që do të votonin për LSI më 25 prill.
Të dy ata janë vënë në hetim, ndërsa nga autoritetet është gjetur edhe një bllok me emrat e qytetarëve që ishin piketuar për t’u marrë votën për LSI.
Kjo dosje mësohet se i ka kaluar SPAK sepse kemi të bëjmë me veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
Më shumë video
Reklamë




