Pas pak minutash pritet që të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet për imunitetin e Sali Berishës.

Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Lexo edhe :

Related Posts

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Ndërkohë që 4 nga deputetët e opozitës janë të përjashtuar pas trazirave të shkaktuara në Parlament. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi dhe Greta Bardeli janë në pikëpyetje nëse do të marrin pjesë në mbledhje, apo do të jenë pjesë protestës që do të mbajë ish-kryeministri Sali Berisha. Në këto kushte, i vetmi deputet i opozitës që i lejohet të marrë pjesë në mbledhje është Enkelejd Alibeaj nga grupimi i Lulzim Bashës.

Ky këshill nuk voton, por brenda 2 javëve përgatit një raport, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi për Sali Berishën -siç kërkon SPAK – dhe më tej i përcillet Kuvendit për votim të hapur në seancë plenare ku nëse zgjedh, mund të mbajë fjalë vetëm deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Lindita Nikolla, kryetare

Klotilda Bushka

Ermonela Felaj

Arben Pëllumbi

Bledi Çuçi

Gazment Bardhi

Enkelejd Alibeaj

Oerd Bylykbashi

Greta Bardeli

Saimir Korreshi

Anëtarë zëvendësues

Xhemal Qefalia

Klevis Xhoxhi

Blerina Gjylameti

Dhurata Tyli Çupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *