E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Katër të plagosur me armë zjarri në Tiranë, reagon policia: Dy prej tyre të mitur, 11-vjeçari në gjendje të rëndë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Lundër, Tiranë. Policia njofton se katër perona janë plagosur, dy prej tyre të mitur.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah.

Reklamë

Ndërkohë Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, janë futur në sallë operacioni. Bëhet me dije se 11-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Reklamë

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë