Policia italiane ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Mediat vendase raportojnë se rrjeti kriminal vepronte gjithashtu mes Gjermanisë, Holandës e Belgjikës.

 

Në mesin e të 11 të arrestuarve, 10 janë shtetas shqiptarë. Gjatë këtij operacioni policia italiani ka sekuestruar pasuri të paluajtshme, automjete dhe sende me vlerë që dyshohej se vinin nga aktiviteti kriminal. Vlera e gjërave të sekuestruara arrin në mbi 1 milion euro.

 

Në pranga kanë rënë: Klenis Qevani, 38 vjeç, Etmond Qevani, 46 vjeç, Erjon Arkaxhiu, 37 vjeç, Roland Hysollari, 44 vjeç, Sokol Sallaku, 41 vjeç, Elidon Shkalla, 27 vjeç, Geri Skilja, 28 vjeç, Arjan Ndoka, 48 vjeç, Renato Qevani, 31 vjeç, Kleon Mema, 38 vjeç si edhe Ferdinando Bongiovanni, 61 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *