E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër

Dy vëllezër të moshuar janë gjetur të pajetë paraditen e kësaj të hëne në një banesë në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Dyshohet se vdekja e të moshuarve Sabri dhe Novrus Velaj, 90 dhe 85 vjeç, ka ardhur nga shkaqe natyrale, megjithatë pritet rezultati i ekspertizës.

Ata mendohet se kanë ndërruar jetë para pak ditësh, sipas fqinjëve, të cilët lajmëruan kryeplakun e fshatit pasi nuk i kishin parë prej një jave. Kryeplaku shkoi të kontrollonte në banesën e tyre, ku konstatoi se të dy kishin ndërruar jetë.

Të moshuarit jetonin të vetëm.

Reklamë

NJOFTIMI:

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë