Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

“Zgjedhjet të jenë të barabarta”, Komisioni i Reformës Elektorale...

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo kërkesë e...

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti amerikan optimist...

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi...

Punimet për Bypass-in e Tiranës, vepra përfundon për 24...

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, 50 të...

Thriller në Francë, trupat e pajetë të pesë foshnjave...

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të rikthehet Bordi...

Malaj: Rritja ekonomike e Shqipërisë më e lartë se...

Skena tmerri për turistët në Positano, dallgët e fuqishme...

EMRAT-FOTO/ Vranë rivalin e dr*gës në Britani, dënohen me 27 vite burg dy shqiptarët

23 Mars 21:24

Dy shqiptarë janë burgosur pasi grabitën dhe vranë me thikë një person në Barnet. Armand Tafa, 40 vjeç dhe Migen Emilova, 35 vjeç, pa adresë fikse, u shpallën fajtorë për vrasjen në Old Bailey të mërkurën 20 mars.

Incidenti u zbulua pasi Policia Metropolitane u thirr rreth orës 06:00 në Chandos Avenue më 20 mars 2023, pas raportimeve se një person i plagosur ishte në rrugë.

Oficerët gjetën 44-vjeçarin Stefan Stelian Moraru i cili u shpall i vdekur në vendngjarje.

Nga ekspertiza mjeko ligjore u konfirmua se ai vdiq si pasojë e një plage me thikë në zemër.

Oficerët zbuluan se Stefanit iu zu pritë në një moment midis orës 22:30 dhe 23:00 natën e 20 marsit. Policia e Met tha se ai u sulmua dhe u grabit përpara se të vritej.

U kryen hetime dhe u shqyrtuan kamerat e sigurisë në zonë dhe detektivët zbuluan se Tafa dhe Emilova i afroheshin Ford Focus-it të Stefanit përpara se ta sulmonin.

Dy burrat, shtoi policia, kontrolluan makinën e Stefanit përpara se ta vidhnin dhe të largoheshin. Më vonë ata parkuan makinën në Simmons’ Way ku kryen një kontroll të dytë.

Motivi i sulmit ishte i paqartë, por oficerët besojnë se kishte një debat mes tre burrave që kishte lidhje me trafikun e drogës.

Detektivët e Komandës së Specializuar kundër Krimit identifikuan dhe arrestuan dy personat brenda një jave nga ngjarja.

Tafa dhe Emilova u shpallën fajtorë për vrasje.

Ata u dënuan të premten (22 mars) me një dënim minimal prej 27 vjetësh për vrasjen.

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Droga Emrat foto Rivali Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

më shumë...

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti amerikan optimist për negociatat më Teheranin

më shumë...

“Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti arma”, dëshmon kushëriri i Albi Bashaliut: U vra para lokalit tim! I vëllai: Lajmin e mësova nga TV

më shumë...

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, 50 të lënduar, njerëz të bllokuar në një qendër tregtare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:16

“Zgjedhjet të jenë të barabarta”, Komisioni i...

3:04

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo...

2:56

Ndëshkim për zhurmat në bregdet, Lamallari në...

2:49

Aksident në unazën e Patosit, gruaja dhe...

2:48

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e...

2:46

Rreziku nga hepatitet virale, mjekët: Nëse nuk...

2:36

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti...

2:22

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të...

2:00

Punimet për Bypass-in e Tiranës, vepra përfundon...

1:59

“Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti...

1:48

Vetëdorëzohet në polici i kërkuari nga SPAK,...

1:37

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm,...

1:29

EMRI/ Arrestohet në Lushnjë një 48-vjeçar i...

1:29

Nuk çlirohen pronat e Malltezit, Gjykata e...

12:48

Siguria në fokus të takimeve të Haxhiut...

12:42

Thriller në Francë, trupat e pajetë të...

12:26

Pas protestës për mungesën e ujit në...

11:56

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të...

11:53

E vranë dhe i hodhën trupin në...

11:46

EMRI/ Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali,...

Më të klikuarat

  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.