Subscribe

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka zbuluar të gjithë emrat të cilët janë arrestuar dhe shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, pas zbulimit të disa komunikimeve në aplikacionin SKY.

 

Në pranga kanë rënë:

-Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës

-Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6

-Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës

 

Ndërkohë që jaën shpallur në kërkim, por që nuk ndodhen në Shqipëri, janë:

-Besmir Murtati

-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

-Ervin Mata

-Besmir Murati

-Artan Sulejmani

-Albert Prenga

– Bajram Gerbova

 

Ndërsa për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit është dhënë detyrim paraqitje. Ajo aktualisht ndodhet në Poloni për një trajnim. Babameto më herët ka qenë në Interpol, kudyshohet se u ka dhënë informacione dy personave për të vrarë dy vëllezër, ngjarje kjo që nuk ka ndodhur.

 

Akuzat për 11 persona që janë lëshuar urdhër arreste janë pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtet për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *