E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRAT/ E kishin kthyer banesën në punishte droge, dy të arrestuar në Tiranë, u sekuestrohen 2200 tableta ekstazi

Antidroga në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Blue Punisher”, duke arrestuar dy shtetas të afërm, 42 dhe 59 vjeç, Elvis Lezo dhe Bujar Lezo të cilët kishin përshtatur banesën e tyre për prodhimin e tabletave ekstazi (MDMA) me qëllim shitjen.

Gjatë kontrollit në një banesë në rrugën “Ali Demi” u sekuestruan 2200 tableta të dyshuara MDMA dhe 2 celularë.

Reklamë

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Reklamë

Tiranë

Finalizohet si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Blue Punisher”.

Kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, vihen në pranga 2 shtetas (të afërm).

Sekuestrohen 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA).

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë