Subscribe

Ndërsa ka mbetur më pak se 2 muaj nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, dy partnerët e koalicioni qeveritar LSDM e BDI pritet të publikojë këtë të premte emrin e kandidatit te tyre në zgjedhjet e 21 prillit.

 

Janë 4 emra që qarkullojnë në mediat e vendit fqinj si kandidatë të mundshëm për president, që do të përballet me emrin e zgjedhur të partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska.

 

Ata janë ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe koordinatori i shtetit për NATO-n, Stevo Pendarovski.

 

Kryeministri Zoran Zaev gjithashtu pritet të vijojë bisedimet me Alternativën dhe PDSH-në, për të siguruar mbështetjen e tyre në këto zgjedhje.

 

Ndërsa dy partitë shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, kanë publikuar emrin e kandidatit të tyre në zgjedhjet presidencial, i cili do të jetë ish-ambasadori Blerim Reka.

 

Mandati i presidentit aktual George Ivanov mbaron më 12 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *