Emrat dy të shumërkërkuarve të tjerë të dënuar me burg përjetë ( FOTO)

Policia e Shtetit publikoi dy personat e radhës të cilët rënditen ndër 50 më të kërkuarit në vend për vepra të rënda penale/.
Objekt i punës së Njësisë së Kërkimit është dënuari me burg përjetë Gleron Jahjolli.
Në 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, Gleron Jahjolli, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.
Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari tjetër me burg përjetë që kërkohet është Fran Prendi .
Në 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari i qytetit”, Pukë, ai ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.
Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje, për motive të dobëta”.





