Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër, Tonin Mjacaj dhe Filip Mjacaj, që dyshohen si autorë kultivimi bimësh narkotike në një fshat të Shkodrës. Gjatë kontrolleve, policia gjeti një miniparcelë në afërsi të banesës së dy vëllezërve, me 70 bimë narkotike.

 

Gjithashtu u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 17 fishekë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *