E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Fier, kush është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën! Shoferi i autobotit dhe pasagjerja të lënduar

Vangjel dhe Marga Ajdni është çifti i cili humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit tragjik të ndodhur në orën 05:30 në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”.

Një autobot që drejtohej nga Sazan Arapi u përplas me fordin ku udhëtonte çifti Ajdini. Sazan Arapi dhe pasagjerja që ndodhej në autobot, Arjanisa Arapi, e cila dyshohet se është bashkëshortja e tij kanë mbetur të lënduar.

Reklamë

Të dy janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë