E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ 21-vjeçari shqiptar vret bashkëatdhetarin në Angli

Një 21-vjeçar shqipytar është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohet se ka varë bashkëatdhetarin e tij 37-vjeçar.

Mediat britanike raportojnë se 21-vjeçari Kozma Papa akuzohet se në dielën e 4 shkurtit në Enfield ka vrarë 37-vjeçarin Bledi petraj.

Fillimisht policia u njoftua për një person të plagosur, i cili u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

21-vjeçari Kozma Papa do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Willesden. Ai u arrestua nga oficerët e Met në një makinë e cila u ndalua në Hertfordshire të dielën.

Reklamë

Ndërkohë një tjetër shqiptar i moshës 30-vjeçare është lënë i lirë, pasi u arrestua për ngjarjen.

Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, u la i lirë pa veprime të mëtejshme.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë