Një histori emocionuese ka ndodhur në Korrcë ku një 80 vjeçar ka takuar mësuesin e tij të parë pas 74 vitesh. Qamil Hoxha, është nga fshati Gllogovci i Drenicës në Kosovë. Tani është 80 vjec, 74 vite më parë ka marrë mësim në klasen e parë në shkollën  shqipe në fshatin e tij nga korçari Selami Kreka, tani  është 94 vjeç.

 

Megjithëse kanë kaluar kaq shumë vite, në kujtesën e drenicasit Qamil Hoxha, kishte  mbetur mësuesi i tij i parë ai që e mesoj të shkruaj shkronjat e para të gjuhës shqipe. Prej mëshumë se 20 vitesh ai e ka kërkuar për ta takuar edukatorin e tij, por vetëm para një viti në Lixhat e Elbasanit është takuar me një korçar të cilin e ka pyetur nëse e njihte apo jo Selami Krekën. Gjatë bisedës  i kërkuar ndihmë për ta ritakuar ish mesuesin. Pas një viti, ka marrë lajmin e shumëpritur se Selami Kreka jeton dhe ndodhet në qytetin e Korçës.

 

80 vjeçari Qamil Hoxha nuk ka pritur gjatë dhe sëbashku me bashkëshorten është nisur drejt qytetit më të madh në juglindje të vendit. Me dëshirën e madhe për të takuar mësuesin që i mësoi të shkruajë e të lexojë në gjuhën shqipe. Takimi i tyre për të gjithë ka qenë tejet emocionues si për njërin ashtu edhe për tjetrin, siç ishte i tillë edhe për ne që u ndodhem pranë tyre në ato momente.

 

Emocionet e ish mesuesin me ish nxenësin  dalloheshin lehtësisht edhe nga zëri i tyre që dridhet më tepër sesa për shkak të moshës, për shkak të pritjes së gjatë të këtij momenti.74 vite pritje për Qamil Hoxhën, burrin e njohur të krahinës së Drenicës që nuk donte të ikte nga kjo jetë pa takuar mesuesin Selami Kreka që ishte i njohur për gjithë Drenicen.

 

Për Selami Krekën, ky takim ka qënë befasues.  Për atë sepse Qamil Hoxha nuk ka mbetur thjeshtë një ish nxënës i tij, shumë më tepër 80 vjeçari pasi  pas kaq shumë vitesh ia ka trazuar të gjitha kujtimet e korçarit jo vetëm për krahinën e Drenicës por për të gjithë Kosovën.

 

Duke i parë duke biseduar sëbashku, ish-mësuesin Selami Kreka dhe ish-nxënësin e tij Qamil Hoxha rikthehesh 74 vite mrapa në kohë.Atëherë kur Selami Kreka nuk ishte  më shumë se 20 vjeç e vinte nga lufta, e tjetri një vogëlush 6 vjeçar i etur për të mesuar e shkruar  gjuhen shqipe. Edhe duke qënë vetëm 6 vjec, për Qamil Hoxhën ish mësuesi i tij kishte mbetur në kujtesen e tij.

 

Aq fort sa dhe pas 74 vitesh i kujtonte me imtësi deri në detaje orët e mesimit të klasës së parë. Të dy për dy ditë kanë qendruar sëbashku, por vjen ai momenti i ndarjes. Moment ku Hoxha merr rrugën e Drenicës e Kreka drejt shtëpisë së vet. Të dy kanë siguruar njeri tjetrin për tu ritakuar përseri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *