Letra e mjeshtrit të cirkut Arian Miluka për bashkëshorten e tij, Shpresa Bërdëllima, ka prekur këdo. I ftuar në emsionin “Vizioni i Pasdites” në TV kombëtar “Vizion Plus”, ai rrëfen jetën e tij bashkëshortore dhe përjetimin e lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të artistes Bërdëllima.

 

Teksa dëgjon letrën e shkruar nga vetë ai për gjysmën e tij të zemrës, lotët shpërthejnë dhe fjalët janë të pakëta. Mes kujtimesh që i vijnë ndërmend nga fjalët e hedhura në letër për aktoren që na ka mbajtur mbërthyer me rolet e saj, ai tregon:

 

“Është e dhimbashme dhe e pabesueshme. Falë profesionit që kam luftuar gjithmonë me rrezikun e vdekjes dhe jam përballur shpesh me të, kështu që kam mundur ta duroj në një farë mase dhimbjen për hir të fëmijëve, por edhe për dashurinë që kam për karrierën dhe kontributin që kam dhën, po jap për vendin tonë. Gjithmonë jam me flamurin shqiptar me vete.”

 

I pyetur nga moderatorja Evi Reçi mbi takimin e parë te kafe Flora, Ariani tregon plot nostalgji atë moment, madje na zbulon edhe sesi arriti ta bënte për vete Shpresën.

 

“Takimi i parë ka qenë dezhurnin e estradës. Ajo sa ishte emëruar në estradë, ndaj dhe u njohëm. Aty filluan gradualisht gjërat. Unë e kam pasur shumë qejf humorin. Shpresës i pëlqenin shumë dhe kjo u bë një mjet afrimi. Ajo pëlqente jetën, gëzimin, të ishte e gëzuar.”

 

Por cili është çelësi i suksesit në një marrëdhënie sipas tij?

 

“Gjëja kryesore është sinqeriteti. Gjërat do jenë shumë më të qarta, shumë më të bukura për të përballuar të mirat dhe të këqijat. Hipokrizia e ka jetën e shkurtër”, përfundon Arian Miluka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *