Reperi prezantoi albumin e 11, “Music to Be Murdered By”. Albumi shërben edhe si një homazh për Alfred Hitchcock, regjisori dhe producenti i famshëm anglez, i cili është konsideruar si një nga kineastët më me ndikim në historinë e kinemasë.

Titulli dhe kopertina e albumit është një referencë e albumit të parë dhe të vetëm të Hitchcock. Në 1958, Hitchcock publikoi albumin “Music to Be Murdered By” me pjesëmarrjen e muzikantëve si Spike Jones, Vikki Carr, Elmer Bernstein etj.

Referencat nga Alfred Hitchcock vihen re edhe në këngë, ku një prej tyre titullohet “Alfred”. Të dy albumet përfundojnë me frazat: “Nëse nuk jeni vrarë, vetëm mund t’ju uroj fat herën tjetër/ Nëse jeni vrarë, natën e mirë, kudo që të jeni.”

Albumi i 11 i reperit përmban bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Royce Da 5’9 “, Black Thought, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, KXNG Crooke, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson .Paak dhe Juice WRLD./Tring

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *