Ndryshe nga shumë vajza të njohura të showbiz-it, Emina Çunmulaj është pothuajse gjithë kohës “ujë dhe sapun” në fotografitë që ndan në profilin e saj në Instagram, mirëpo ditën e djeshme na habiti të gjithëve me modelin e ri të flokëve. E kishit imagjinuar ndonjëherë supermodelen me flokë të prera shkurt? Nuk keni pse hamëndësoni, mjafton të lexoni Harrojini flokët e gjatë të Emina Çunmulaj, supermodelja sapo i preu dhe duket e mrekullueshme.

 

Nëse menduat se Emina e bëri këtë gjë thjesht sepse donte të ndiqte trendin e radhës, gaboheni. Ekziston një arsye shumë bindëse dhe e ndjerë pse ajo e bëri këtë gjë, të cilën nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj.

 

”Besoj se jeta duhet të jetë gjithmonë bazuar te mënyra si ju shohin të tjerët, ose si doni t’ju shohin të tjerët. Dhe nëse e sheh veten me flokë të shkurtër, priji.”-tregon ajo. Nisur nga rasti i nënës së saj, Emina e di mjaft mirë sa keq e përjetojnë njerëzit e prekur nga kanceri rënien e flokëve pas kimioterapisë.

 

“Më kujtohet sa e tmerrshme ishte për të që të mos kishte flokë. Ndaj vendosa t’i prisja flokët. Ndjeva nevojën për të mos pasur gjithçka në këtë botë, pari realisht i kam të gjitha – ndihem e bekuar, kam shëndet dhe gjithçka tjetër. Por ndonjëherë të kesh gjithçka nuk është njësoj me mënyrën si ndihesh. Ndaj i preva flokët, duke e ditur që do të shkojnë për dikë që ka nevojë; kjo gjë më bën të lumtur.”/Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *