E martë, 3 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Emina Cunmulaj na zbulon pushimet e ëndrrave

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj së fundmi na ka zbuluar detaje në lidhje me pushimet e saj më të fundit.

 

Përmes spostimeve në rrjetet sociale ajo duket se ka vendosur të pushojë gjatë, duke udhëtuar në vende të ndryshme që prej muajit qershor. Si fillim, 34-vjeçarja vizitoi vendlindjen e saj në një udhëtim me dy vogëlushet Mia dhe Ella në Mal të Zi. Ajo e shfrytëzoi këtë udhëtim për t’u përfshirë gjithashtu në disa angazhime bamirësie, për ta vazhduar më pas me destinacionin e radhës.

 

Reklamë

Në përvjetorin e katërt të martesës, Emina udhëtoi drejt Monte Carlo-s së bashku me bashkëshortin e saj, për të festuar kështu një nga momentet më të veçanta në jetën e tyre.

 

Pas këtij destinacioni, Cunmulaj nuk ngurroi të publikojë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa foto ku dallohej modelja me format e saj perfekte në Saint Tropez.

 

Ndërsa së fundmi ajo ndodhet në Turqi, duke kaluar pushimet e ëndrrave pranë partnerit dhe më të dashurve të saj. Mesa duket modelja shqiptare po e shijon në maksimum këtë sezon vere duke kaluar momentet më të bukura.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë