Subscribe

Dikur ka emigruar me letra false, ndërsa sot vjen në “Quo Vadis” për të treguar eksperiencën e tij.

Aktori Genti Kame, përballë moderatores Pranvera Borakaj tha se ishte periudhë e vështirë për shkak se nuk mund të kthehej kur të dëshironte në Shqipëri, megjithatë kaloi shpejt.

Pranvera Borakaj: Si ishte të emigroje me letra false?

Genti Kame: Ishte…24 orët e para ishin mirë, pastaj…

Pranvera Borakaj: Po pastaj?

Genti Kame: Duheshin bërë gjërat pak nga pak.

Pranvera Borakaj: U bëre pishman në ndonjë moment dhe doje të ktheheshe?

Genti Kame: Malli më merrte shumë, sidomos për motrën, sepse ishe “fëmija im i parë”. Mungesa e mënyrës për tu ktheyr kur ti ke probleme me dokumentacionin është gjëja që të rëndon më tepër. Një problem, një gjë…si mund të jesh atje? Megjithatë ishte një fazë që u tejkaluar shpejt. Unë fillova një shkollë atje.

Pranvera Borakaj: Për çfarë?

Genti Kame: Për shkenca politike.

Pranvera Borakaj: Ndiheshe komod?

Genti Kame: Po, ditën e parë që vajta dëgjova tre orë, hyra në bibliotekë mora librin “E drejta romake”, u futa në studio, ku kishte 300 veta. Ndenja te orë në këmbë se s’kishte vende për tu ulur, dëgjova dhe kur dola nuk kisha marrë vesh asgjë. Kur pashë se ku isha futur ishte ekonomia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *