Presidenti i Këshillit te Europes Donald Tusk, vazhdon përpjekjet diplomatike per arritjen e nje qëndrimi te përbashkët te shteteve europiane per përballimin e krizës se emigranteve. Zyrtari i larte ndodhet ne Turqi ku është takuar me presidentin Rexhep Taip Erdogan me synimin per te frenuar fluksin e refugjateve, qe nga Turqia i drejtohen Greqisë. Kjo sipas tij, do te shkatërronte edhe rrjetet e trafikanteve. Tusk ka vizituar disa vende përpara samitit te BE qe mbahet ditën e hëne. Megjithatë nga turneu i deritanishëm i Tusk nuk shihen rezultate konkrete. Gjendja e emigranteve mbetet e renduar, veçanërisht ne kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, per shkak te mbylljes se kufijve. Edhe ne nje takim qe mbahet ne Paris mes presidentit Hollonde dhe kancerales gjermane Merkel ne fokus është kriza e emigranteve. Ndërkaq burime nga Brukseli thonë se BE do te zbuloje nje plan per rikthimin ne fuqi te rregullave te marrëveshjes se Shengenit deri ne muajin nëntor. Këtu përfshihen forcimi i kufijve te jashtme te Greqisë dhe krijimi i nje sistemi per ruajtjen e brigjeve te BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *