Shqiptarët janë kthyer në shënjestër të luftës kundër emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Etiketimet kriminelë të rrezikshëm të sekretares së brendshme, Suella Braverman, dhe ministrit të shtetit për emigracionin, Robert Jenrick, çuan në notën verbale të qeverisë shqiptare ndaj asaj britanike.

 

Deputeti socialist, Lavdrim Krashi një ish emigrant sot me pasaportë britanike thotë se pas deklaratave të qeverisë së Londrës qëndrojnë interesat elektorale.

 

LAVDRIM KRASHI

 

DEPUTET I PS

 

Në kontekstin gjithmonë britanik nga premtimet më të mëdha që partia që sot është në pushtet kishte bërë që do të maksimozintë shancet për të minimizuar emigracionin ilegal. Ngjarjet e fundit të vitit 2022 aspak nuk e kanë ndihmuar sepse kemi parasysh që partitë politike, qeveritë gjithmonë janë përpara elektoratit të tyre dhe elektorati i cili bën presion të vazhdueshëm sepse që të jemi strikt ky është një premtim i pambajtur.

 

E gabuar në gjuhën e ashpër të përdorur ndaj emigrantëve, për Lavdrim Krashi është theksimi i kombësisë, asaj shqiptare duke bërë që një komunitet i tërë të identifikohet si kriminel.

 

LAVDRIM KRASHI

 

DEPUTET I PS

 

Janë deklarata që kanë të bëjnë me emigrantët më të fundit që kanë vajtur në Britaninë e Bashkuar posaçërisht janë ata që kanë vajtur përgjatë vitit 2022 përmes kanalit të La Manshit. Shqiptarët janë një komunitet mjaft i mirëintegruar. Ne kemi përfaqësues jo veteëm në akademi, në botën e biznesit, por edhe në sektorin publik dhe pivat në nivele të ndryshme.

 

Pas notës verbale të Shqipërisë ndaj Britanisë së Madhe, Lavdrim Krashi thotë se do të duhet të presim se cili do të jetë reagimi.

 

LAVDRIM KRASHI

 

DEPUTET I PS

 

Nota verbale është gjëja më normale e një vendi që mund t’i drejtojë një vendi tjetër dhe notë verbale do të thotë një pakënaqësi në lidhje më diçka që është thënë, por që biem dakort që mos të biem dakort. Pala tjetër nuk është e detyruar që ta pranojë atë që ka thënë qeveria e vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *