Subscribe

Qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, shihen nga qeveria si një mundësi në zhvillimin ekonomik.

 

Ministri për Diasporën Pandeli Majko, kërkoi përfshirjen e diasporës në ekonomi, kjo edhe si një detyrim në procesin e integrimit.

 

Javën e ardhshme-tha Majko, qeveria do të miratojë Fondin për Zhvillimin e Diasporës.

 

 “Pa remitancat e shqiptarëve jashtë atdheut, nuk e di si do të ishte fati i Shqipërisë. Integrimi europian do të ketë të bëjë edhe se si i sheh shteti shqiptar qytetarët e tij jashtë vendit.”

 

Italia është vendi ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve. Ambasadori Cutillo, tha se shteti shqiptar duhet t’i drejtohet atyre, në mënyrë që të kenë mundësi të kontribuojnë në ekonominë vendase.

 

 

“Në Itali zyrtarisht jetojnë 500 mijë qytetarë shqiptarë, pa konsideruar 200 mijë të tjerë me shtetësi italiane. Thelbësore është që strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare, ai ajo në sektorin e bujqësisë apo projekti për “100 fshatrat”, duhet tub ëhen të ditura diasporës, në mënyrë që të kenë mudëndësi të investojnë. Lëvizjet e personave nuk duhen parë si emergjencë apo kërcënim, por si mundësi.”

 

Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të projektit të Ministrisë për Diasporën, me mbështetjen e Agjencisë italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *