Subscribe

Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi e kanë të pamundur të vijnë për të festuar Pashkën pranë familjeve të tyre. Kjo për shkak të vendimit të komitetit të ekspertëve për karantinimin 14 ditor për çdo shtetas që hyn nga Greqia apo Maqedonia e Veriut

 

Shqiptarët e shikojnë të panevojshme një vendim të tillë, vendim i cili sipas tyre nuk është në shumë vende të BE. Ky vendim gjithnjë sipas shtetasve që kanë hyrë ditën e sotme nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ka penguar shqiptarët së pari për të votuar në vendin e tyre dhe së dyti të kalojnë festën e Pashkës me të afërmit

 

Një vendim i tillë ka bërë që gjatë kësaj jave nga Greqia në drejtim të vendit tonë të mos kenë hyrë më shumë se 1300 shtetas të cilët do të jenë të detyruar të karantinohen për 14 dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *